KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Abdul El-Sayed e bën për “pesë pare” një gazetar, videoja bëhet virale në tërë botën

Abdul El-Sayed e bën për “pesë pare” një gazetar, videoja bëhet virale në tërë botën

Senatori i sapozgjedhur amerikan Abdul El-Sayed pati një debat të ashpër me një gazetar të Sky News në prag të fitores së tij në zgjedhjet e Senatit në Michigan. Një video e debatit të tyre u bë shpejt virale në mediat sociale, duke mbledhur miliona shikime.

El-Sayed, një demokrat që mundi republikanin Mike Rogers në zgjedhje, refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të korrespondentit të Sky News nga Amerika, James Matthews, duke i thënë atij se nuk ishte i interesuar për pyetjet e gazetarëve britanikë sepse shikuesit e tyre nuk votojnë në zgjedhjet amerikane.

“A jeni votues i regjistruar në Michigan? A keni të drejtë të votoni këtu?” e pyeti El-Sayed gazetarin, i cili u përgjigj se nuk e kishte.

“Atëherë, pse do të doja të flisja me ty? Më shpjego pse do të doja të flisja me ty”, vazhdoi politikani.

Kur Matthews u përgjigj se ishte gazetar, El-Sayed iu kundërpërgjigj: “Ju jeni gazetar nga Mbretëria e Bashkuar. A e dini sa vota dua të marr në Mbretërinë e Bashkuar? Zero. Unë kurrë nuk do të kandidoj për asnjë post në Mbretërinë e Bashkuar. Kështu që nuk më intereson se çfarë mendoni ose çfarë pyetjesh bëni.”

Matthews u përpoq të shpjegonte se zgjedhjet amerikane ishin të rëndësishme për të gjithë botën, por El-Sayed e ndërpreu. “Po, dhe ku ndodheni? Në cilin vend ndodheni?” pyeti ai.

Gazetari shpjegoi se punon në SHBA dhe se Sky News raporton për një audiencë ndërkombëtare. “Sky News nuk ndiqet në Shtetet e Bashkuara. Ai ndiqet vetëm në Mbretërinë e Bashkuar”, u kundërpërgjigj El-Sayed.

Kur Matthews e kundërshtoi, politikani shtoi me tallje: “Ndoshta janë pesë vetë që po e shikojnë”./Indeksonline/

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.