Në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, një tramvaj doli nga shinat dhe goditi një ndërtesë në orët e para të mëngjesit, duke lënduar disa persona.
Dhjetëra persona kanë paraqitur ankesa për lëndime, ndërsa tramvajet në kryeqytetin serb nuk po funksionojnë dhe bllokime trafiku janë shënuar tashmë në zonën e Dorcol drejt Kalemegdan.
Tramvaji që udhëtonte përgjatë rrugës Dusanova për në Dorcol doli nga shinat në rrethana të panjohura dhe goditi ndërtesën.
Dy gra që ishin në ndërtesë u lënduan lehtë.
Disa ekipe ambulancash dhe policia janë në vendngjarje.
Një hetim është duke u zhvilluar ndërsa të lënduarit po transportohen në spital. /AA/
