KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Andonovski: Maqedonia ka përfunduar dialogun teknik mbi “Roaming si në shtëpi”

Andonovski: Maqedonia ka përfunduar dialogun teknik mbi “Roaming si në shtëpi”

Maqedonia e Veriut është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që ka përfunduar dialogun teknik me Komisionin Evropian për t’u bashkuar me sistemin evropian “Roaming si në shtëpi”, njoftoi sot Ministri i Transformimit Digjital (MTD), Stefan Andonovski, në konferencën “Industria dhe Mjedisi: Fitimi nuk është qëllimi i vetëm”, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë.

Andonovski, siç njoftojnë nga MTD, theksoi se shkëmbimi i fundit midis ekipeve negociuese të Maqedonisë dhe Komisionit Evropian konfirmoi se të gjitha çështjet e hapura në lidhje me tekstin e propozuar të marrëveshjes janë rënë dakord.

“Kjo ka një kuptim shumë konkret për qytetarët. Kur udhëtojnë në Bashkimin Evropian, ata do të jenë në gjendje të telefonojnë në shtëpi, të dërgojnë një mesazh ose të përdorin internetin celular sipas kushteve të paketës së tyre vendase. Ne e kemi harmonizuar tekstin e marrëveshjes me Komisionin Evropian dhe, si vendi i parë në rajon, kemi përfunduar fazën teknike. Tani jemi një hap më afër që qytetarët ta ndiejnë këtë përfitim gjatë çdo udhëtimi në BE”, theksoi Andonovski.

Në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, të mbajtur më 25 nëntor në Bruksel, Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se Maqedonia ishte e para në rajon që përfundoi pjesën teknike të procesit.

Ai shprehu pritjen që qytetarët e Maqedonisë së shpejti do të mund të përdorin shërbimet mobile në shtetet anëtare të BE-së me tarifa vendase, pa kosto shtesë roaming./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.