KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tragjedi në Shkozë, 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses – humbin jetën dy të moshuarit

Tragjedi në Shkozë, 35-vjeçari i vuri zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses – humbin jetën dy të moshuarit

Janë zbardhur rrethanat e zjarrit të rënë rreth mesnatës në banesat sociale në Shkozë, ku humbën jetën çifti i moshuar.

Policia ka arrestuar një 35-vjeçar, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së prindërve të bashkëjetueses së tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të datës 14 tetor 2026, në rrugën “Ali Shefqeti”, në Shkozë të Tiranës, raporton A2Cnn.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 shkuan në vendngjarje për të hetuar rrethanat e incidentit.

Nga hetimet paraprake, ku morën pjesë ekspertë kriminalistë dhe ekspertë të rasteve të zjarrvënieve, dyshohet se 35-vjeçari me inicialet A. I. i ka vënë zjarrin banesës së çiftit I. Z., 65 vjeçe, dhe A. Z., 68 vjeç, të cilët ishin prindërit e bashkëjetueses së tij.

Si pasojë e zjarrit, të dy bashkëshortët u dërguan në spital, por nuk arritën t’u mbijetonin plagëve dhe humbën jetën.

Autori i dyshuar u arrestua nga policia menjëherë pas ngjarjes, falë veprimeve të shpejta të shërbimeve policore.

Ndërkohë, hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës për të dokumentuar me prova ligjore të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të sqaruar motivet e mundshme të zjarrvënies.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.