Skuadra e Tottenham Hotspur ka arritur një tjetër fitore të madhe në udhëtim, duke mposhtur me rezultat 0:2 Sunderlandin.
Skuadra ku luan Granit Xhaka qysh në minutën e 12-të mbeti me një futbollist më pak, pas kartonit të kuq që mori Thomas Meuiner.
Kjo lehtësoi punën për londinezët, që me dy gola të James Maddison, arritën t’i arkëtojnë tri pikë të radhës, duke u ngjitur në pozitën e 8 me 18 pikë të grumbulluar.
Kurse, Sunderland mbetet në pozitat që dërgojnë në Championshpi, ku aktualisht ndodhen në vendin e 18-të, me vetëm 9 pikë të grumbulluara.
Burimi: klankosova.tv ↗

