KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Lazio nuk ndalet, fiton në udhëtim ndaj Torinos

Lazio nuk ndalet, fiton në udhëtim ndaj Torinos

Lazio ka triumfuar me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Torinos në ndeshjen e përfunduar të kampionatit italian Serie A.

Kryeqytetasit e zgjidhën ndeshjen në fund të pjesës së parë me dy gola të shpejtë brenda dy minutash: Oliver Provstgaard zhbllokoi rezultatin në minutën e 42-të për 0-1, ndërsa Gustav Isaksen dyfishoi shifrat në minutën e 44-t për 0-2, me Mattia Zaccagnin që asistoi në të dyja rastet.

Në pjesën e dytë, Torino reagoi dhe ngushtoi rezultatin në 1-2 në minutën e 62-të me golin e Che Adams (pas asistimit të Gvidas Gineitis).

Vendasit tentuan deri në fund të gjenin golin e barazimit, ku në minutën e 87-të u ndëshkua me karton Saúl Coco, por Lazio e ruajti epërsinë deri në vërshëllimën e fundit.

Lazio arkëton tri pikë të plota dhe mbetet lideri i tabeles, kurse Torino mbetet e 13-ta në tabelë./IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.