Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se ka vazhduar shpërndarja e kartelave për transport urban falas, këtë herë në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren.
Përmes këtij programi, përfitues do të jenë familjarët e dëshmorëve, veteranët, invalidët e luftës dhe ish-të burgosurit politikë.
Totaj ka bërë të ditur se iniciativa synon të zgjerojë mbështetjen për qytetarët, duke ua lehtësuar lëvizjen dhe duke siguruar qasje të barabartë në transportin publik.
Ai ka theksuar se kujdesi për qytetarët dhe mbështetja për kategoritë që kanë nevojë për përkrahje janë pjesë e përgjegjësisë institucionale të komunës.
Shpërndarja e kartelave po bëhet në kuadër të programit komunal për transport urban falas, me të cilin synohet lehtësimi i qarkullimit për kategoritë përfituese. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

