KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe një lojtar që luan te Barcelona

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe një lojtar që luan te Barcelona

Përfaqësuesja e Izraelit do të përballet me Kosovën më 14 nëntor në Prishtinë, në kuadër të ndeshjeve të fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve, me një emër të ri dhe mjaft interesant në listën e saj.

Përzgjedhësi Ran Ben Shimon ka ftuar për herë të parë talentin 17-vjeçar të Barcelonës, Orian Goren, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës katalanase në “El Clasico” ndaj Real Madridit, duke qëndruar në bankën rezervë, shkruan Indeksonline

Megjithatë, Izraeli do të ketë edhe mungesa të rëndësishme. Sipas mediumit izraelit “Sport5“, Eliel Peretz dhe Tai Baribo nuk do të jenë në dispozicion për këto dy përballje.

Pas ndeshjes me Kosovën, Izraeli do të luajë edhe kundër Austrisë./Indeksonline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.