KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Totaj priti delegacionin zviceran në Prizren, në fokus zhvillimi lokal

Totaj priti delegacionin zviceran në Prizren, në fokus zhvillimi lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur një delegacion nga Zvicër, të udhëhequr nga Patricia Danzi, drejtoreshë e përgjithshme e SDC.

Në përbërje të delegacionit ishin edhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, shefja e SDC-së në Kosovë, Beate Katja Elsässer, si dhe përfaqësues të tjerë të këtij institucioni dhe projektit DEMOS.

Totaj ka bërë të ditur se gjatë takimit janë prezantuar potencialet e qytetit dhe janë diskutuar çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe turizmin.

“Gjatë takimit i prezantuam potencialet e Prizrenit në aspektin historik, kulturor dhe ekonomik, si dhe diskutuam rreth ndërlidhjes mes zhvillimit ekonomik lokal, turizmit dhe përfshirjes së shoqërisë civile”, ka deklaruar Totaj.

Ai ka theksuar se në fokus të veçantë ka qenë projekti DEMOS dhe rëndësia e grantit të performancës në përmirësimin e menaxhimit komunal.

“Në fokus të veçantë ishte projekti DEMOS dhe rëndësia e Grantit të Performancës në përmirësimin e menaxhimit komunal, transparencës dhe vendimmarrjes”, ka shtuar ai.

Pas takimit, delegacioni ka vizituar edhe projektin në realizim në kuadër të këtij granti, konkretisht Stacionin e Autobusëve.

“Vizituam projektin në realizim e sipër për të parë nga afër rezultatet konkrete dhe ndikimin në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët”, ka thënë Totaj. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.