KORREKT / SOT30 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Legjenda e futbollit e godet sërish Viniciusin: “Ai është problemi i Real Madridit”

Legjenda e futbollit e godet sërish Viniciusin: “Ai është problemi i Real Madridit”

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthäus, ka kritikuar sërish Vinicius Juniorin, duke vënë në pikëpyetje ndikimin e brazilianit te Real Madridi.

Sipas tij, skuadra madrilene funksionon më mirë kur sulmuesi mungon.

“Jam kurioz të shoh se çfarë do të bëjë Real Madridi me Viniciusin. Ekipi funksionon më mirë pa të. Ai është problematik dhe shpesh sillet si një njeri që ankohet për gjithçka”, deklaroi Matthäus për mediat gjermane.

Ish-futbollisti gjerman e krahasoi Viniciusin me Harry Kane, duke vlerësuar profesionalizmin dhe sjelljen e sulmuesit anglez

 “Kjo është ajo që e dallon Kane. Ai është një zotëri. Për fat të mirë, Bayerni nuk ka dikë si Vinicius. As Barcelona”, u shpreh ai.

Matthäus beson se braziliani ndikon negativisht në atmosferën e skuadrës madrilene.

Sipas tij, pa Viniciusin, lojtarët janë më të disiplinuar, më të bashkuar dhe ndihmojnë më shumë njëri-tjetrin.

Ai i bëri thirrje drejtuesve të klubit që të ndërhyjnë, duke sugjeruar edhe mundësinë që trajneri José Mourinho ta lërë sulmuesin në stol. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.