Legjenda e Real Madridit, Toni Kroos, ka shprehur dyshime për mundësitë e Barcelonës për të fituar Ligën e Kampionëve, pavarësisht formës së mirë që po kalon skuadra e Hansi Flickut.
Në podkastin e tij, ish-mesfushori gjerman theksoi se stili ofensiv i katalanasve dhe presioni i lartë mund të kthehen në dobësi përballë kundërshtarëve të fortë, sidomos atyre që dinë të mbrohen dhe të shfrytëzojnë hapësirat.
“Me stilin e tyre aktual të lojës, është shumë e vështirë për mua të imagjinoj se si Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve”, deklaroi Kroos.
Ai rikujtoi edhe eliminimin e Barcelonës nga Interi në gjysmëfinalet e vitit 2025, duke vënë në pah mungesën e përshtatshmërisë taktike dhe vështirësitë që shfaq skuadra kur lojtarët lodhen, veçanërisht pas minutës së 75-të.
Megjithatë, Kroos pati fjalë të mëdha për talentin e Lamine Yamalit, duke e vlerësuar paraqitjen e tij ndaj Atletico Madridit.
“25 minutat e para të Lamine Yamalit ishin absolutisht të jashtëzakonshme. Çdo sulm i rrezikshëm i Barcelonës dukej se vinte prej tij”, u shpreh gjermani.
/GazetaBlic Sport/

