Këngëtarja e njohur shqiptare, Edona Llalloshi, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, të titulluar “Toka e Dardanisë”.
Kënga është publikuar në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të “Premier Songs”, ndërsa vjen e shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë Edona, muzika është realizuar nga Avni Qahili, ndërsa për orkestrimin është kujdesur Ebrar Mazhar.
Story dhe videoklipi mbajnë firmën e Milot Llalloshit, i cili është edhe producent ekzekutiv i këtij projekti.
Me “Toka e Dardanisë”, Edona vjen para publikut me një tjetër projekt muzikor, që tashmë është i disponueshëm për dëgjuesit./IndeksOnline/
Burimi: indeksonline.net ↗

