KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tiguan i radhës i Volkswagen “tregon fytyrën e tij”, përpara debutimit të tij

Tiguan i radhës i Volkswagen “tregon fytyrën e tij”, përpara debutimit të tij

Volkswagen po përgatitet të prezantojë së shpejti versionin sportiv Volkswagen Tiguan R, pasi prototipet e fundit janë kapur pa kamuflazh gjatë testimeve në Gjermani.

Dy versionet e vëzhguara tregojnë dallime të vogla në dizajn, duke sinjalizuar fazën finale para prodhimit.

Modeli pritet të pajiset me një motor 2.0-litër turbo, i ngjashëm me atë të Volkswagen Golf R, me mbi 300 kuaj fuqi.

Fuqia do të shpërndahet në të katër rrotat përmes sistemit 4Motion dhe një transmisioni automatik.

Në aspektin vizual, Tiguan R do të ketë elemente më agresive dhe përmirësime aerodinamike krahasuar me versionin standard.

Debutimi zyrtar pritet të ndodhë para fundit të vitit në tregun evropian. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.