KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Peja i kthehet fitoreve pas 7 humbjeve rresht

Peja i kthehet fitoreve pas 7 humbjeve rresht

Basketbollistët e Pejës mposhtën Vëllaznimin me rezultat 88-80 në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Ishte ky triumfi i parë i pejanëve që nga 26 shtatori dhe fitorja ndaj Trepçës në Mitrovicë.

Arma kryesore e ekipit të Bosko Radovic në këtë ndeshje ishin trepikëshat, basketbollistët e Pejës shënuan plot 15 trepikësha.

Tre lojtarë të Pejës shënuan pikë 2-shifrore.

Dominic Artis e Xavier Johnson realizuan nga 24 pikë derisa Garry Ricks ndeshjen e mbylli me 21 pikë.

Te Vëllaznimi emri i parë ishte Kentrell Pullian me 27 pikë, 6 asistime e 6 kërcime.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.