Nichi dhe Fuego, siç duket, ende nuk i kanë lënë pas diskutimet e tensionuara, teksa edhe gjatë ditës së sotme kanë shkëmbyer ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Në një video të publikuar, është kapur një debat i shkurtër mes dy reperëve, ku Nichi e pyet Fuegon nëse mendon se është i kulturuar, ndërsa përgjigjen ndaj kësaj pyetjeje vendos ta japë edhe vetë.
“0, ti minus 0, ti king ma njeri zhgl se ti këtu edhe se qekjo, nuk ka. Kategori e ulët e dobët”, i tha Nichi, Fuegos.
Megjithatë, Fuego nuk qëndroi indiferent ndaj këtyre ofendimeve dhe vendosi t’ia kthente me të njëjtën monedhë.
“Ti nuk je kërkushi me i kallxu kulturë dikujt”, u shpreh Fuego.
Por reperi nuk u ndal me kaq, pasi gjatë debatit i përmendi Nichit edhe incidentin e bujshëm në banjo, i cili trazoi dje shtëpinë.
“Ti je pervers, ti je pervers”, vazhdoi Fuego kundrejt Nichit.
Kështu, përplasjet mes dy banorëve duket se po vazhdojnë, ndërsa tensionet mes tyre mbeten të larta. /Telegrafi/

