KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

ShBA në alarm pas një vale defektesh teknologjike, Rubio: Nuk jemi nën sulm

ShBA në alarm pas një vale defektesh teknologjike, Rubio: Nuk jemi nën sulm

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, ka hedhur poshtë shqetësimet e përhapura në internet se ndërprerjet e shumta të shërbimeve teknologjike gjatë javës së fundit janë të ndërlidhura, duke deklaruar se nuk ka “asnjë dëshmi” për një lidhje mes tyre.

“Ne nuk jemi nën sulm sistematik. Këto ngjarje nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën dhe nuk janë të ndërlidhura”, deklaroi Rubio.

Të gjitha kompanitë dhe institucionet e prekura kanë deklaruar se problemet nuk kanë qenë të natyrës kibernetike dhe nuk janë shkaktuar nga ndonjë aktor i jashtëm, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se mënyra më e mirë për të luftuar këto frika është që qeveria amerikane të ndajë me qytetarët të gjitha informacionet që disponon.

Sekretari amerikan i Transportit deklaroi se problemi ishte teknik dhe kishte ardhur si pasojë e përditësimit të një kablloje bakri dhe pajisjeve të vjetruara.

Përdoruesit e Apple u prekën të martën nga ndërprerjet e shërbimeve iCloud dhe Apple Pay. Kompania deklaroi se problemi nuk ishte shkaktuar nga ndonjë sulm kibernetik, por nga një përditësim i brendshëm i sistemeve.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.