KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Thyerje dhe depërtim me forcë në lokale afariste”, arrestohet një i dyshuar për shtatë raste të veprave penale në Gjakovë

“Thyerje dhe depërtim me forcë në lokale afariste”, arrestohet një i dyshuar për shtatë raste të veprave penale në Gjakovë

Si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm operacional dhe hetimor të zyrtarëve policorë të Sektorit të Hetimeve, në kuadër të Stacionit Policor në Gjakovë, me datën 14.06.2026 është arritur të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar për përfshirje në disa raste të veprave penale kundër pasurisë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se i dyshuari dyshohet se është i përfshirë në pesë raste të veprës penale ‘vjedhje e rëndë’ dhe dy raste të veprës penale ‘vjedhje’.

“Hetimet e zhvilluara kanë rezultuar me sigurimin e provave që e lidhin të dyshuarin me rastet e raportuara, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me thyerje dhe depërtim me forcë në lokale afariste në lokacione të ndryshme të qytetit të Gjakovës, ku objekt i vjedhjes kanë qenë kryesisht paratë e gatshme”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet se pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe në ballafaqim me provat e siguruara, i njëjti ka pranuar përgjegjësinë për disa nga veprat penale. Me vendim të prokurorit të Shtetit, ai është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit, zbardhjen e rasteve penale dhe sjelljen para drejtësisë të personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rendit publik për të gjithë qytetarët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.