A don me u bo gazetar dhe video editor? Trajnim falas për të rinjtë që duan të hyjnë ose të avancohen në gazetari dhe multimedia.
A je i/e pasionuar pas lajmit? Dëshiron të mësosh si të raportosh nga vendi i ngjarjes, si të realizosh një storie të qartë dhe si ta bësh atë të gjallë me foto, video e formate tjera bashkëkohore digjitale?
Apliko për trajnimin një ditor “Raportimi për lajmet lokale dhe realizimi i video storieve”, që do të mbahet më 19 qershor 2026 në Prishtinë.
Dërgoni CV‑në tuaj në e-mail adresën e Telegrafit: lokale@telegrafi.com
Ky trajnim është për:
- të rinjtë që duan të bëhen gazetarë,
- studentët e gazetarisë dhe studentët e fushave tjera,
- ata që duan të avancojnë aftësitë e tyre në gazetari dhe multimedia.
Çfarë do të mësoni?
- Si të raportoni nga komuna ku banoni,
- Si të sjellni rrëfimet dhe ndodhitë nga vendi i ngjarjes,
- Si të ndërtoni një lajm me strukturë të qartë e profesionale,
- Si të përdorni fotografi, video dhe elemente tjera multimediale për ta bërë storien më tërheqëse,
- Si të zgjidhni tema që kanë ndikim real në komunitet.
Kush mund të aplikojë?
- Të rinjtë prej moshës 18 deri 29 vjeçare nga të gjitha rajonet e Kosovës, me pasion për gazetari dhe multimedia.
- Inkurajohet pjesëmarrja nga të gjitha komunitetet.
Do të përzgjidhen 20 pjesëmarrës nga 7 rajone të Kosovës.
Pjesëmarrja në trajnim do të jetë pa pagesë. Shpenzimet e udhëtimit me transport publik mbulohen nga Telegrafi.
Informata kryesore
Trajnimi mbahet në Prishtinë më 19 qershor 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00.
Afati i aplikimit deri më: 15 qershor 2026
Si të aplikoni?
Dërgoni CV‑në tuaj në e-mail adresën e Telegrafit: lokale@telegrafi.com
