Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjet të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 22:30, në Ferizaj.
Tutje thuhet se pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar. Rasti është duke u hetuar.
“Ferizaj / 21.09.2026 – 22:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se i njëjti është therur me një mjetë të mprehtë (kaçavidë) nga dy persona të panjohur. Pas tretmanit mjekësor i njëjti është liruar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Telegrafi/