KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Thaçi kujton vizitën e parë të Erdoganit në Kosovë 16 vite më parë, thotë se u zotuan të vazhdojnë bashkëpunimin me Turqinë

Thaçi kujton vizitën e parë të Erdoganit në Kosovë 16 vite më parë, thotë se u zotuan të vazhdojnë bashkëpunimin me Turqinë

Ekipi medial i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit ka shkruar për takimin e tij me kryeministrin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoganin më 3 nentor 2010, që ishte vizita e parë e këtij të fundit në Kosovën e pavarur.

Në këtë postim, thuhet se Thaçi e ka falenderuar Erdoğan-in për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë.

„Kosova është një shtet i ri, por një shtet me mundësi të mëdha“, theksoi Thaçi, duke e cilësuar Turqinë si partnere të rëndësishme në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Nga ana e tij, Erdoğan, duke folur për raportin me Thaçin, u shpreh:

„Unë dhe vëllai im Thaçi, në bisedimet tona në Ankara dhe në takimin e sotëm, u zotuam të vazhdojmë këtë unitet dhe bashkëpunim ndërmjet vendeve tona, për ta ndihmuar Kosovën drejt një të ardhmeje më të ndritur dhe më të begatë“.

“Gjatë gjithë karrierës së tij politike, Hashim Thaçi është angazhuar vazhdimisht për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe thellimin e marrëdhënieve me aleatët strategjikë të Kosovës”, thuhet në profilin zyrtar të Thaçit. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.