Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në futbollin aziatik. Sulmuesi shqiptar ishte vendimtar për Esteghlal, duke shënuar golin e fitores në minutat shtesë të përballjes ndaj Al Shamalit, në kuadër të javës së katërt të AFC Champions League Elite.
Goli erdhi pas një aksioni të bukur, me Mohammadhossein Eslamin që asistoi për sulmuesin shqiptar, i cili u tregua i saktë para portës kundërshtare.
Asani u zëvendësua në minutën e 90+4, ndërsa në të njëjtën minutë Al Shamal mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Youssouf Sabaly me kartonin e dytë të verdhë.
Sulmuesi i Esteghlalit po kalon një sezon shumë të mirë, me bilancin prej 7 gola e dy asistime kete sezon.
Burimi: zeri.info ↗

