KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Tha se u martua me të për famë, Khloe Kardashian i kundërpërgjigjet Lamar Odom

Tha se u martua me të për famë, Khloe Kardashian i kundërpërgjigjet Lamar Odom

Khloe Kardashian i është përgjigjur deklaratave të ish-bashkëshortit të saj, Lamar Odom, i cili pretendoi se martesa e tyre ishte lidhur me dëshirën e tij për famë.

Në dokumentarin e Netflix “Untold: The Death & Life of Lamar Odom”, ish-basketbollisti ka folur për martesën e tyre të shpejtë dhe për jetën brenda familjes Kardashian, duke lënë të kuptohet se ishte tërhequr nga fama dhe stili i tyre i jetesës luksoze.

Ai ka pranuar gjithashtu se martesa me Khloe mund të ketë qenë një ‘lëvizje përfitimi’ në karrierën dhe jetën e tij publike.

– YouTube www.youtube.com

Këto deklarata kanë shkaktuar reagimin e Kardashian, e cila në podcast-in e saj “Khloe in Wonder Land” i ka hedhur poshtë pretendimet e tij.

Ajo ka thënë se ndihet e lënduar dhe e përdorur nga këto komente, duke theksuar se nuk janë të vërteta dhe se e gjithë situata e ka zhgënjyer.

Khloe dhe Lamar

Khloe ka shtuar se ka marrë pjesë në dokumentar duke investuar kohë dhe energji, por tani ndihet e penduar për përfshirjen e saj.

Ajo ka deklaruar se është e zemëruar dhe se nuk do të bashkëpunojë më kurrë me Lamar Odom.

Çifti ishte ndarë në vitin 2013, ndërsa divorci u finalizua në vitin 2016. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.