KORREKT / SOT20 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Parandalohet kontrabanda e kafshëve në Kamenicë, ikën shoferi

Parandalohet kontrabanda e kafshëve në Kamenicë, ikën shoferi

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka zhvilluar një aksion të suksesshëm kundër kontrabandës në brezin kufitar me Serbinë, përkatësisht në zonën mes fshatrave Desivojcë dhe Sedllar të Komunës së Kamenicës, ku është parandaluar kontrabandimi i kafshëve.

Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar në kuadër të planit operativ “Gatishmëria Vepruese 2026” nga Task-Forca e Drejtorisë Rajonale Kufitare – Jugu dhe Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Menaxhim Kufitar në Muçivërcë, transmeton Klankosova.tv.

Pas sigurimit të informatave në rrugë operative dhe vëzhgimit në terren, autoritetet kanë lokalizuar një kamion të tipit Mercedes, i cili po lëvizte nga fshati Pribovc i Serbisë përmes rrugëve malore në drejtim të Sedllarit.

Drejtuesi i mjetit, i cili tashmë është identifikuar nga policia, ka arritur të arratiset nga vendi i ngjarjes duke e lënë kamionin të braktisur.

 Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët policorë kanë hasur në shtatë krerë gjedhe të ngarkuara.

 Hetimet e mëtejshme kanë zbuluar se i njëjti automjet ishte parë më herët duke shkarkuar kafshë në një shtallë pranë rrugës në fshatin Muçivërcë.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer kontrolli në këtë lokacion, ku janë gjetur edhe shtatë krerë të tjerë gjedhe. Pas inspektimit nga zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), kafshët janë sekuestruar për verifikim të mëtutjeshëm.

Rasti po hetohet intensivisht nga Njësia e Hetimeve Rajonale e Policisë Kufitare – Jugu në koordinim të plotë me prokurorin kompetent, ndërsa Policia e Kosovës ka theksuar përkushtimin e saj në luftën e pakompromis ndaj kontrabandës dhe krimit ndërkufitar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.