KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Test në errësirë në Fakultetin Ekonomik, Hykmete Bajrami tregon zgjidhjen kreative të studentëve

Test në errësirë në Fakultetin Ekonomik, Hykmete Bajrami tregon zgjidhjen kreative të studentëve

Deputetja e LDK-së dhe profesoresha në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë, Hykmete Bajrami, ka treguar se gjatë mbajtjes së një testi me studentët e nivelit master, të mërkurën mbrëma, është ndërprerë energjia elektrike.

Përmes një postimi, Bajrami ka bërë të ditur se ndërprerja e rrymës ka ndodhur rreth orës 17:10, derisa studentët po zhvillonin testin.

Ajo ka treguar edhe mënyrën kreative që gjetën studentët për të vazhduar provimin në mungesë të ndriçimit.

“Paraprakisht ua kisha marrë të gjithëve telefonat. Pas disa minutash pritjeje, studentët erdhën me një ide kreative: t’ua shpërndaja telefonat në mënyrë të rastësishme, që secili ta përdorte telefonin e dikujt tjetër vetëm për ndriçim, pa e zhbllokuar. Kështu vazhduam testin!”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka publikuar edhe një fotografi nga salla, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për një imazh të pasluftës, por për një situatë të krijuar atë mbrëmje.

“Jo, fotografia nuk është e pasluftës. Është bërë para një ore me 18 nëntor 2026, në ‘Kosovën e progresit të paparë’!”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka shfrytëzuar këtë rast për të kritikuar gjendjen me furnizimin me energji elektrike, duke kërkuar nga Qeveria që urgjentisht të paraqesë në Kuvend një plan konkret për krijimin e kapaciteteve të reja gjeneruese.

“Vetëm prodhimi vendor na shpëton nga kriza. Pas gati gjashtë vjetësh të humbura, nëse nuk veprojmë tash, as qytetarët e as Qeveria shumë shpejt nuk do të mund t’i përballojnë faturat e rrymës e reduktimet do na bëhen përditshmëri”, ka deklaruar Bajrami. /Lajmi.net/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.