KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Tërmet në Kretë të Greqisë

Tërmet në Kretë të Greqisë

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter ka goditur të hënën ishullin jugor të Kretës në Greqi, por deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme materiale.

Instituti Gjeodinamik i Athinës bëri të ditur se tërmeti  u regjistrua në orën 18:49, rreth 56 kilometra në juglindje të Goudouras, në pjesën lindore të Kretës, në një thellësi prej më shumë se 29 kilometrash.

Kreta ndodhet pranë zonës ku pllakat tektonike evropiane dhe afrikane përplasen me njëra-tjetrën.

Për këtë arsye, ishulli është pjesë e një prej zonave më të rrezikuara nga tërmetet në Greqi, e cila renditet ndër rajonet me aktivitetin më të lartë sizmik në botë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.