KORREKT / SOT23 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Tërmet i fuqishëm në Tibet, të paktën 16 të vdekur

Tërmet i fuqishëm në Tibet, të paktën 16 të vdekur

Një tërmet me magnitudë 7.0 ka goditur një zonë malore në Tibet të Kinës, duke lënë të paktën 16 persona të vdekur dhe 65 të tjerë të lënduar, raportojnë mediat shtetërore kineze.

Tërmeti, me thellësi prej rreth 10 kilometrash, goditi të enjten në mbrëmje qarkun Baqen, në rajonin Nagqu, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, e cila citon autoritetet lokale të menaxhimit të emergjencave.

Pas tërmetit, autoritetet kanë shpallur gjendje emergjente dhe kanë dërguar ekipet e shpëtimit në zonën e prekur, ku dëmet materiale raportohet të jenë të konsiderueshme.

Siç raporton BBC, më shumë se 300 shtëpi janë shembur, ndërsa furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në pjesën më të madhe të rajonit, transmeton Klankosova.tv

Qarku Baqen ndodhet rreth 400 kilometra në verilindje të Lhasës, kryeqytetit të Tibetit.

Tibeti është një rajon nën kontrollin e Kinës që nga vitet 1950, ndërsa mediat shtetërore kineze mbeten ndër burimet kryesore të informacionit nga kjo zonë, për shkak të kontrollit të rreptë mbi të.

Autoritetet po vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit, ndërsa përmasat e plota të dëmeve dhe pasojave të tërmetit mbeten ende të paqarta.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.