KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Terapia jetike: S’ka barna për pacientë me transplant veshke (VIDEO)

Terapia jetike: S’ka barna për pacientë me transplant veshke (VIDEO)

As e 25 mg dhe as ajo e 50. Të dy këto doza tabletare Ciclosporinë mungojnë në QKUK.

Këto janë jetike për pacientët që kanë kryer transplant të veshkës, pra për ruajtjen e organit, por edhe për rastet pediatrike që kanë sëmundje auto-imune të veshkës.

Nazmi Hysni, i cili tash e 22 vjet ka shpëtuar nga dializa dhe jeton me një veshkë të dhuruar, tregon që Ciclosporina e 25 mg mungon prej muajit maj dhe e 50 mg, tash së fundmi.

Derisa tregon se prej që është bërë për këto ilaçe nuk ka pasur asnjëherë furnizim të qëndrueshëm.

Për më keq, lëre që duhet blerë këto terapi me patjetër, këto as nuk gjenden në Kosovë.

Ngjashëm janë përgjigjur dhe ankuar në adresë të televizionit edhe prindërit që i kanë fëmijët me sëmundje auto-imune dhe marrin Ciclosporinë të 50mg.

Ndërkaq, Hyseni ka një lutje për QKUK-në, ku të paktën t’i paralajmrojnë më herët për mungesën e barnave si shkak i mundësive financiare të tyre, ngase ndërprerja ua rrezikon jetën.

QKUK-ja e ka konfirmuar mungesën e terapisë imuno-supresive, si për barnat Ciclosporinë të 25mg dhe 50mg si dhe Tacrolimus 0.5 mg, ku për këtë thotë se e kanë një zëvendësues atë prej 1mg.

Në fakt, sipas kësaj, tek me 16 tetor 2026, është iniciuar procedura e prokurimit për Ciclosporinë, kapsulë 50 mg. Nga kjo del që furnizimi nuk është çështje javësh, por muajsh.

Për më shumë, ndiqeni kronikën:

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.