KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“Në Gjermani nëse ke një sëmundje të rëndë, ta thonë në sy”, mjeku kosovar tregon edhe se si duhet kthyer besimi te mjekësia në Kosovë

“Në Gjermani nëse ke një sëmundje të rëndë, ta thonë në sy”, mjeku kosovar tregon edhe se si duhet kthyer besimi te mjekësia në Kosovë

Sistemi i shëndetësisë në vend ka qenë shpeshherë temë diskutimi, duke nisur nga infrastruktura, e deri të shërbimet që ofrohen.

Sidoqoftë, në mesin e shumë kritikave, në QKUK dhe në spitalet e qendrat tjera familjare mjekësore janë kryer shumë shërbime, edhe pse, ka ende vend në përmirësim për operimin e punës.

Mirëpo, nëse bëjmë një krahasim mes Kosovës dhe Gjermanisë në formën se si kryhen këto shërbime, dallimi është i madh.

Në një bisedë për Telegrafin, një dallim e ka treguar Besnik Ismajli, shef i Internos në një spital në Gjermani, por, që punon edhe në Kosovë.

Ai ka thënë se në Gjermani mjekët janë më të drejtpërdrejt në dhënien e diagnozës.

“Një dallim që e kam vënë re është mënyra si flitet me pacientin kur diagnoza është e rëndë. Në Gjermani, pacienti informohet drejtpërdrejt për diagnozën dhe mundësitë e trajtimit. Në Kosovë, nga përvoja ime kryesisht në sektorin privat, ende ndodh që familjarët të më thonë: “Doktor, mos i tregoni, se e merr shumë rëndë.” E kuptoj që këtë e bëjnë nga meraku. Për mua, është e rëndësishme ta dëgjoj edhe vetë pacientin, ta kuptoj sa dëshiron të dijë dhe t’ia shpjegoj gjendjen me kujdes, me fjalë që i kupton” ka thënë ai.

Sipas doktorit, edhe teknologjia ka luajtur rol të rëndësishëm në këtë dallim.

“Edhe teknologjia po e ndryshon bisedën me pacientin. Kam përshtypjen se edhe në Kosovë pacientët po e përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për t’u informuar. Ndonjëherë vijnë në konsultë me një përgjigje që kanë marrë dhe më pyesin pse mendimi im ndryshon. Kjo na sfidon edhe neve si mjekë, sepse duhet të shpjegojmë qartë se si kemi arritur te vlerësimi ynë dhe çfarë vlen konkretisht për rastin e tyre.

Kam vënë re edhe një dallim në moshë. Në Kosovë takoj më shpesh pacientë më të rinj, ndërsa në spitalin ku punoj në Gjermani pacientët që trajtoj janë përgjithësisht më të moshuar” ka treguar ai.

Ismajli ka folur edhe për një temë tjetër gjatë bisedës me Telegrafin, e që është besimi i qytetarëve në mjekësinë kosovare.

Sipas tij, nëse drejtësia luan rol në raste të caktuara, për të mbrojtur të drejtat e pacientit, atëherë këta të fundit do t’u besojnë shërbimeve mjekësore në vend.

“Do t’u thosha se në Kosovë kemi mjekë shumë të mirë dhe se besimi ndërtohet me përvojat që pacienti ka çdo ditë. Ai fillon kur mjeku e dëgjon pacientin, i shpjegon qartë çfarë po ndodh dhe pacienti e di se ku të drejtohet për hapin tjetër.

Që kjo të funksionojë, secili ka pjesën e vet. Mjeku ka përgjegjësi për punën dhe komunikimin me pacientin. Pacienti ka të drejtë të pyesë dhe të marrë pjesë në vendimet për trajtimin e vet. Institucionet dhe politika duhet të krijojnë kushtet që kujdesi të funksionojë, ndërsa drejtësia ka rolin e saj kur duhen mbrojtur të drejtat. Besimi rritet kur pacienti e sheh se mund të mbështetet te sistemi gjatë gjithë rrugës së trajtimit” përfundoi doktori./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.