KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

“Tentoi ta godiste veturën time”, Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit: Po vazhdon me gënjeshtra e shpifje

“Tentoi ta godiste veturën time”, Lushtaku paralajmëron padi ndaj Kurtit: Po vazhdon me gënjeshtra e shpifje

Kryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti, duke i cilësuar ato si “gënjeshtra dhe shpifje publike”.

Përmes një reagimi publik, Lushtaku ka thënë se Kurti po pretendon në mënyrë të pavërtetë për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar.

Sipas tij, për rastin ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku – siç ka deklaruar – është konstatuar se nuk ka pasur asnjë rrezik për sigurinë në komunikacion dhe se rasti është mbyllur nga organet kompetente.

“Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga nesër do të inicioj padi për këtë çështje”, ka shkruar Lushtaku.

Ai ka kritikuar edhe qeverisjen e Kurtit, duke thënë se pas gjashtë vitesh në pushtet, Kosovës nuk i ka lënë “asnjë projekt madhor”, por vetëm “propagandë, përçarje dhe viktimizim politik”.

“Mjaft më!”, përfundon reagimi i Lushtakut.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.