KORREKT / SOT22 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimet e naftës në Kosovë

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimet e naftës në Kosovë

Situata në Lindjen e Mesme po ndikon drejtpërdrejt tregjet e naftës, duke rritur pasigurinë në furnizimin global dhe çmimet e karburantit në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës.

“Rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport po shtojnë pasigurinë në furnizimin global, duke shtyrë çmimet e naftës më lart,” ka thënë Berjani.

Ai ka theksuar se vëmendja kryesore është te Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të kalimit të naftës në botë.

“Çdo problem në atë korridor reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët,” ka shtuar ai.

Sipas të dhënave më të fundit, çmimet e karburanteve në Kosovë janë: Diesel 1.18 € deri 1.25 € dhe Benzina 1.17 € deri 1.24 €

Fadil Berjani ka bërë thirrje për kujdes dhe paralajmëron se çdo zhvillim i ri gjeopolitik mund të ketë ndikim të menjëhershëm në tregun e naftës dhe çmimet për konsumatorët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.