Manchester United po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi nuk ka arritur të regjistrojë asnjë fitore në shtatë ndeshjet e fundit zyrtare, duke regjistruar katër humbje dhe tri barazime.
Humbja e fundit erdhi të mërkurën, kur skuadra e Michael Carrick u mposht bindshëm 4-1 nga Como në Ligën e Kampionëve. Nico Paz shkëlqeu me dy gola, ndërsa Tasos Douvikas dhe Jacobo Ramón realizuan golat e tjerë për italianët. Joshua Zirkzee shënoi golin e vetëm për anglezët.
Fitorja e fundit e Unitedit daton më 10 shtator, kur mposhti Sabahun me rezultat 4-0 në Ligën e Kampionëve. Që nga ajo ditë, “Djajtë e Kuq” nuk e kanë gjetur më rrugën drejt fitores, ndërsa presioni ndaj trajnerit Carrick po rritet gjithnjë e më shumë.
Tashmë, Manchester United do të kërkojë reagimin në ndeshjen e radhës kundër Bournemouthit në Premierligë, më 25 tetor.

