Një tjetër përplasje ka trazuar qetësinë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku kësaj radhe në qendër të debatit kanë qenë Bejta dhe Akili.
Dy banorët janë përfshirë në një diskutim të tensionuar, i cili nuk ka kaluar pa shkëmbime fjalësh të ashpra mes tyre.
Gjatë përplasjes, të dy kanë shprehur pakënaqësitë ndaj njëri-tjetrit, duke bërë që situata të marrë tone më të forta.
Foto: Screenshot/YouTube
Debati ka tërhequr vëmendjen edhe të banorëve të tjerë, të cilët kanë qenë dëshmitarë të përballjes mes dy konkurrentëve.
Kjo nuk është hera e vetme që raportet mes banorëve kanë sjellë tensione në shtëpinë e BBVK-së, ku përplasjet dhe mosmarrëveshjet janë bërë pjesë e përditshmërisë së tyre.
Mbetet të shihet nëse kjo përballje do të ndikojë më tej në raportin mes Bejtës dhe Akilit dhe në dinamikat e tyre gjatë ditëve në vazhdim.
Akili ndërkaq është një nga personazhet që ka nisur ‘luftë’ thuajse me të gjithë personazhet. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com

