KORREKT / SOT9 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

OVL-UÇK me akuza ndaj Gjykatës Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare

OVL-UÇK me akuza ndaj Gjykatës Speciale: Jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës për organizimin e 240 konferencave për media, duke kritikuar mënyrën se si kjo gjykatë po e paraqet transparencën e punës së saj.

Përmes një postimi në Facebook, OVL-UÇK ka theksuar se qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për konferenca të shumta për ta kuptuar drejtësinë, por për procese gjyqësore të paanshme, transparencë dhe respektim të të drejtave themelore të njeriut, transmeton Klankosova.tv.

“Znj. Trendafilova, ju dhe Gjykata Speciale që udhëhiqni, jeni turpi i drejtësisë ndërkombëtare!”, thuhet në reagim.

Organizata ka ngritur pikëpyetje nëse Dhomat e Specializuara kanë qenë po aq transparente edhe për pretendimet dhe shqetësimet e mbrojtjes, ankesat lidhur me kushtet e paraburgimit dhe pretendimet për shkelje të të drejtave të të akuzuarve.

Sipas OVL-UÇK-së, komunikimi transparent nuk mund të shërbejë si mbulesë për shkeljet e mundshme në proceset gjyqësore.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.