KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Pas operacionit nga kanceri, Papa kërkon paqe në Jemen dhe Jordani

Pas operacionit nga kanceri, Papa kërkon paqe në Jemen dhe Jordani

Papa Leo u është drejtuar besimtarëve këtë të diel nga dritarja mbi Sheshin e Shën Pjetrit, më pak se dy javë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e tumorit në mushkëri.

Gjatë paraqitjes së tij, kreu 71-vjeçar bëri thirrje urgjente për ndaljen e luftimeve në Jemen, duke shprehur shqetësim të thellë për mungesën e ushqimit, ujit dhe barnave në qytetin Taiz.

Gjithashtu, ai dënoi dhe u lut për viktimat e sulmit terrorist ndaj besimtarëve ortodoksë në kishën Hamoud në Jordani, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Edhe pse ekipi mjekësor konfirmoi se tumori nuk është përhapur dhe operacioni i 13 tetorit kaloi pa nevojë për terapi të mëtejshme, Papa ka anuluar vizitën e planifikuar në Asizi për t'iu përkushtuar pushimit dhe shërimit të plotë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.