KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Ten Hag nuk e përjashton rënien e Manchester Unitedit: Është plotësisht e mundur!

Ten Hag nuk e përjashton rënien e Manchester Unitedit: Është plotësisht e mundur!

Erik ten Hag ka dhënë një deklaratë të fortë për situatën e Manchester Unitedit, duke pranuar se rënia e gjigantit anglez nga Premierliga është një mundësi reale këtë sezon.

Ish-trajneri i “Djajve të Kuq” ka folur për ESPN, pasi Unitedi ka rënë në pozitën e 17-të në tabelë, vetëm falë goldallimit duke qëndruar jashtë zonës së rënies nga liga. Humbja 2-0 ndaj Chelseat e ka përkeqësuar edhe më shumë situatën e skuadrës së drejtuar nga Michael Carrick.

“Rënia nga liga është padyshim e mundur në Premierligë, sepse të gjitha skuadrat janë të forta. Kanë përbërje konkurruese dhe trajnerë të mirë. Nëse përfundon në anën e gabuar dhe futesh në një rreth vicioz, atëherë situata mund të bëhet shumë, shumë e vështirë”, deklaroi Ten Hag.

Holandezi, i cili drejtoi Unitedin nga viti 2022 deri më 2024, nuk e ka fshehur as pakënaqësinë për mënyrën se si përfundoi aventura e tij në Old Trafford.

“Para se të vinim ne, klubi kishte kaluar gjashtë vjet pa fituar trofe. Shikoni ku janë tani! Ishim gjashtë herë në Wembley, luajtëm dy finale të FA Cup dhe fituam dy trofe”, shtoi ai.

Manchester United nuk ka rënë nga Premierliga që nga viti 1974, ndërsa ndeshjet e ardhshme ndaj Aston Villas dhe Liverpoolit do të jenë shumë të rëndësishme. /Zëri

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.