KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ermal Demhasaj caktohet koordinator për rastet e dhunës në familje në Prokurorinë e Pejës

Ermal Demhasaj caktohet koordinator për rastet e dhunës në familje në Prokurorinë e Pejës

Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores në Prokurorinë Themelore të Pejës, Valbona Disha-Haxhosaj, ka caktuar prokurorin Ermal Demhasaj koordinator për rastet e dhunës në familje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Demhasaj është caktuar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar.

Ky vendim është marrë në kuadër të organizimit të brendshëm dhe koordinimit të punës në këtë institucion, pas caktimit të Disha-Haxhosajt në pozitën e ushtrueses së detyrës së kryeprokurores nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Të hënën, Disha-Haxhosaj ka mbajtur takim me të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie, të cilëve u ka kërkuar të shtojnë përkushtimin dhe vigjilencën në ushtrimin e detyrave, veçanërisht gjatë kujdestarive.

Ajo ka theksuar rëndësinë e reagimit me kohë dhe trajtimit profesional të secilit rast, duke u zotuar se do të ofrojë mbështetje dhe bashkëpunim për prokurorët.

Disha-Haxhosaj ka takuar edhe stafin administrativ të Prokurorisë, nga i cili ka kërkuar angazhim më të madh, respektim të dispozitave ligjore dhe përmbushje profesionale të detyrave, me qëllim të shmangies së lëshimeve eventuale dhe rritjes së efikasitetit në punë.

Ajo ka theksuar se bashkëpunimi, përgjegjësia institucionale dhe koordinimi ndërmjet punonjësve janë të rëndësishme për përmbushjen e mandatit ligjor të Prokurorisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.