KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të shtëna me armë në Pejë, një i plagosur

Të shtëna me armë në Pejë, një i plagosur

Një person dyshohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Pejë, ndërsa i dyshuari për këtë rast ndodhet në arrati.

Sipas informacioneve të para, pas incidentit në rrugën “Mbreti Pirro”, personi i dyshuar dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se policia është njoftuar rreth orës 22:36 për një plagosje të dyshuar në qytetin e Pejës.

““Rreth 22:36 policia ka pranuar informatën për një person të plagosur në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë”, ka deklaruar Gashi.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për lokalizimin e personit të dyshuar.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.