KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Filharmonia dhe Opera e Kosovës, bashkë për 28 Nëntorin

Filharmonia dhe Opera e Kosovës, bashkë për 28 Nëntorin

Ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka ndarë pamje nga koncerti i Filharmonisë dhe Operës së Kosovës, i organizuar në nder të 28 Nëntorit.

Bogujevci ka bërë të ditur se koncerti u zhvillua nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani, ku Orkestra Harkore, së bashku me sopranot Zana Abazi Ramadani, Arta Jashari dhe Elona Sadiku, si dhe flautisten Zanë Abazi, sollën një program muzikor plot emocion.

“Një mbrëmje që i dha festës sonë kombëtare tingujt e muzikës shqiptare dhe solli në skenë talentin e artistëve tanë. Gëzuar Ditën e Flamurit”, ka shkruar Bogujevci në postimin e saj. /Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.