Një incident dyshohet se ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në Çarshinë e Madhe në Gjakovë.
Burime të IndeksOnline kanë mësuar se bëhet fjalë për të shtëna me armë zjarri, ku dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Policia aktualisht ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po merret me rastin.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të informacioneve shtesë lidhur me rastin.
Burimi: indeksonline.net ↗

