Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar raportin vjetor financiar të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2025.
Gjatë raportimit, kryetari i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Artan Krasniqi, ka paraqitur aktivitetet e realizuara gjatë vitit 2025, ndërsa ka folur edhe për zbatimin e rekomandimeve të auditorit dhe plotësimin e pozitave të lira në institucion.
Krasniqi ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë organizuar konferencën vjetore për turizmin, punëtori për propozimin e trashëgimisë kulturore, si dhe ekspozitën për Ditët e Trashëgimisë Evropiane.
"Kemi organizuar konferencën vjetore për turizmin, potencialet dhe sfidat, në bashkëpunim me organizatat e tjera, apo me institucionet e tjera kulturore në vend. Kemi bërë gjithashtu punëtori për procesin e propozimit të trashëgimisë kulturore, meqenëse e përmenda, po i vë në dukje këtë çështje. Kemi marrë pjesë në planin e menaxhimit për fshatin e Zymit, edhe kemi organizuar ekspozitën për ditët e trashëgimisë evropiane me një buxhet tepër minimal, kemi përfituar disa kultura, të cilat i kanë mbetur institucionit dhe që këngët bëhen në bashkëpunim me elemente dhe asete të trashëgimisë kulturore. Për sa i përket institucionit, i kemi pasur edhe gjetjet e auditorit për vitin 2024 mbi ratifikimin e rregullores për sistematizimin e vendit të punës. Këtë punë e kemi kryer gjatë vitit 2025, stafi, domethënë sekretariati prej 9 të punësuarve, aty tashmë është sistemuar, edhe domethënë nuk është kjo një fituar mbi vitin 2025 që është e re. Mirëpo tash kemi edhe prej Ministrisë së Financave edhe pesë pozita të reja mbi bazën e skedarëve vjetorë, kështu që presim shumë shpejt që t'i administrojmë konkurset, sekretariati do të marrë edhe staf të ri”, ka thënë ai.
“Kemi nisur hartimin e rregullores për punën e Komisionit për verifikim dhe kompensim financiar në raste të dëmeve, shkatërrimeve dhe demolimeve, këtu kemi përkrahjen edhe të Ministrisë së Financave, edhe jemi në proces ende të hartimit të kësaj rregulloreje. Po ashtu kemi pasur gjetjet e auditorit për vitin 2024 për procesin e gjatë të ushtrimit të detyrës së drejtorit, përfundimisht i kemi dhënë zgjidhje edhe kemi zgjedhur drejtorin në vitin 2025 me mandat 4-vjeçar", tha ai.
Ndërkaq, udhëheqësi i Divizionit për Buxhet dhe Financa, Hilmi Demolli, ka paraqitur të dhënat për buxhetin e ndarë dhe shpenzimet e realizuara gjatë vitit 2025.
Ai bëri të ditur se buxheti fillestar i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2025 ishte 364 mijë e 366 euro, ndërsa gjatë vitit pati edhe ndryshime përmes vendimeve të Qeverisë.
"Sipas ligjit të buxhetit numër 08/L-332, për vitin 2025 Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka pasur buxhet në vlerë 364,366 euro, i ndarë sipas kategorive: paga dhe shtesa 254,323 euro, mallra dhe shërbime 105,993 euro, dhe shpenzime komunale 4,050 euro. Prej tyre, gjatë vitit 2025, me vendim të qeverisë numër 03/261 të datës 05.06.2025, është rritur – në emër të rritjes së koeficientit – janë shtuar 5,959.80 euro. Ndërsa në dhjetor të vitit 2025, me vendim të qeverisë 01/281 të datës 24.12.2025, në emër të kursimeve janë marrë 98,015.83 euro në kategorinë ku flasim për paga dhe shtesa. Kjo marrje është si rezultat për shkak se buxheti për anëtarët e bordit është planifikuar sipas ligjit për zyrtarët publikë, mirëpo një numër i madh, pesë prej tyre në vitin 2025 kanë punuar si detyrë shtesë në formë kompensimi, 30% është paguar të koeficientit të ZKA-së 13.1 . Dhe për këtë arsye ka ardhur deri te suficiti, domethënë teprica e buxhetit për vitin 2025.
Po ashtu me ligjin e buxhetit, mallra dhe shërbime kemi pasur 105,993 euro. Me vendimin e qeverisë numër 04/282 i datës 26 dhjetor 2025, në emër të kursimeve janë marrë 22,286.09 euro. Po ashtu me vendim të qeverisë në fund të vitit ne kemi edhe suficit te shpenzimet komunale, mirëpo vlera e tyre është 369 euro, dhe kshpenzimet komunale janë mbuluar, domethënë kemi pasur buxhet të mjaftueshëm për vitin 2025”, tha ai.
“Te pagat, vlera e përgjithshme është 162,267.41 euro, domethënë janë paguar 16 anëtarë të stafit: 18 i kemi me ligj për vitin 2025, 7 anëtarë të bordit dhe 9 anëtarë të sekretariatit. Pozitat nuk janë plotësuar në vitin 2025 për arsye të konkurseve, ankesave të cilat janë bërë në KPMSHCK, e veçanërisht për pozitën e juristit, ku edhe këtë vit ka dështuar për t'u rekrutuar si pasojë e ankesave dhe që e ka, KPMSHCK-ja e ka kthyer në rivlerësim, domethënë rishpallje të konkursit për plotësimin e kësaj pozite. Totali i kësaj vlere është 162,000, pra që shpenzimet janë në paga neto të përfshira, tatimi në të ardhura personale, kontributet e punëtorit dhe punëdhënësit, si dhe kompensimet e jashtëorarit të punës dhe kemi në fund edhe përvojën e punës në vlerë prej 4.062.82 euro. Ndërsa te shpenzimet mallra dhe shërbime kemi, domethënë, shpenzime akomodimi brenda vendit, shpenzime udhëtime zyrtare jashtë vendit, biletat e aeroplanit, akomodim udhëtime zyrtare jashtë vendit, telefoni mobile, shërbimet e postës, shërbimet e shtypjes dhe marketingut, shërbimet kontraktuese të tjera – këtu hyjnë edhe shërbimet e përkthimit. Po ashtu kemi blerë pajisje për shkak të nevojave të cilat Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka një numër të madh të pajisjeve të cilat veçse janë konstatuar të vjetruara me vite të tëra, dhe kemi furnizim domethënë me pajisje zyre, karburant për vetura. Vlera totale e mallrave dhe shërbimeve është 71,462.99 euro. Kursimet me vendim të qeverisë janë 22.286.09 euro", tha Demolli.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka ngritur çështjen e rritjes së shpenzimeve për mallra dhe shërbime krahasuar me vitin paraprak, duke kërkuar sqarime për këtë dallim.
"Unë pata vetëm disa pyetje të vogla. Te mallrat dhe shërbimet, kjo kategori, sipas raportit që e keni dërguar, është rritur për 52% krahasuar me vitin paraprak. Raporti nuk po na shpjegon se pse ka ndodhur kjo rritje", tha ai.
Në përgjigje, Demolli ka arsyetuar se rritja e shpenzimeve lidhet me organizimin e konferencave dhe aktivitetet gjatë vitit 2025, duke theksuar se gjatë një pjese të vitit 2024 institucioni nuk kishte bord funksional.
"Vitin 2025, domethënë e kemi raportin, i cili është i miratuar. Në 2025 ka pasur shpenzime, domethënë ka konferenca brenda edhe jashtë vendit, që kanë ndiku në rritjen e shpenzimeve këtë kategori. Në vitin 2024 prej fillimit të korrikut deri në fund të tetorit kemi qenë pa bord dhe nuk kemi mundur të shpenzojmë në krahasim me vitin 2024", tha Demolli. /eo

