Çfarë do të thotë të aktrosh?
Të pretendosh se je dikush tjetër apo të bëhesh dikush tjetër?
Të transformohesh, të jetosh në një lëkurë tjetër me një rrëfim, botëkuptim dhe tërësi përvojash të ndryshme nga ato të jetës sate?
Të shkëputesh nga vetja për t'u bërë tjetri?
Për ta eksploruar këtë proces u njohëm me përvojën personale të aktores Sheqerie Buqaj e cila në KultOra na foli nga përgatitja para interpretimit të një roli e deri te gjendja mendore shpirtërore e saj gjatë mishërimit të personazhit.
Burimi: klankosova.tv ↗

