KORREKT / SOT24 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Mbi 3 mijë ushtarë të rinj për pesë vjet, Maqedonci: Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë

Mbi 3 mijë ushtarë të rinj për pesë vjet, Maqedonci: Do të vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se brenda qeverisjes së tyre janë rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj, duke fuqizuar kapacitetet njerëzore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër.

Maqedonci në një postim në Facebook shkruan se do të vazhdojnë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë.

“Gjatë pesë viteve të qeverisjes sonë kemi rekrutuar 3.220 ushtarë të rinj, duke fuqizuar kapacitetet njerëzore të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe duke arritur më shumë se dyfishimin e saj në numër.

Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, shkruan ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.