E gjithë audienca u alarmua pasi në Ferma VIP u dëgjuan ulërima, të bërtitura dhe momente paniku.
Gjatë spektaklit “prime” të sotëm, moderatorja Arbana Osmani bëri të ditur se qenushi i fermës, Stormi, nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.
Menjëherë pas kësaj, produksioni ndërhyri duke e dërguar qenin te veterineri, ndërsa më vonë u konfirmua se ai tashmë ndodhet në gjendje të mirë.
Siç u bë e ditur më tej, Stormi kishte pësuar intoksikim si pasojë e kequshqyerjes gjatë ditëve të fundit, çka çoi edhe në një vendim të rëndësishëm nga Agai.
Sipas këtij vendimi, qeni nuk do të qëndrojë më brenda fermës me banorët, megjithatë ai u rikthye për pak çaste për t’u përshëndetur me ta.