Taylor Swift ka prezantuar videoklipin e këngës së saj më të re, “Patient Zero”, gjatë ceremonisë së MTV Video Music Awards në Los Angeles.
Videoja është realizuar me një kast të njohur, ku në role kryesore shfaqen aktorët Dakota Johnson dhe Colin Farrell.
Swift ka drejtuar dhe shkruar skenarin e videoklipit, në të cilin Johnson dhe Farrell luajnë një çift që përballet me probleme në marrëdhënien e tyre, shkruan DailyMail.
Historia përfshin debate, momente pasioni dhe një puthje mes dy personazheve, ndërsa Cara Delevingne shfaqet si gruaja tjetër në jetën e personazhit të Farrell.
Në videoklip, Swift luan rolin e bashkëshortes së ndjerë të Farrell, e cila rikthehet si fantazmë për ta paralajmëruar personazhin e Johnson për sjelljen e tij. Historia nis me një skenë ku Swift viziton varrin e saj, ndërsa më pas shfaqen edhe kujtime nga martesa e saj me personazhin e Farrell.
Në një moment, në ekran shfaqet lajmi se trashëgimtarja ka vdekur nga një sëmundje misterioze dhe bashkëshorti ka trashëguar miliarda, duke lënë të kuptohet se personazhi i Farrell mund të ketë pasur një rol në vdekjen e saj.
Videoklipi përfundon me Swift dhe Johnson pranë një varri, ku zbulohet se ai i përket personazhit të Swift.
Publikimi i “Patient Zero” erdhi pak pasi Swift mori çmimin e parë “Artist Director Honor” në MTV VMAs, një vlerësim për punën e saj regjisoriale.
Përveç këtij videoklipi, ajo ka drejtuar edhe disa nga videot e saj më të njohura, përfshirë “The Man”, “cardigan”, “All Too Well: The Short Film”, “Anti-Hero” dhe “Fortnight”. /Telegrafi/