Regjistrimet e performancës së Taylor Swift në Galën e Muzeut të Akademisë në Los Angeles u përhapën në TikTok dhe shkaktuan reagime të shumta.
Më 17 tetor, këngëtarja performoi këngën “The Fate of Ophelia” live për herë të parë, dhe performanca e saj vokale u kritikua nga disa përdorues të mediave sociale, transmeton Indeksonline.
Taylor performoi para një numri të ftuarish të famshëm, dhe një regjistrim i performancës së saj u publikua nga ExtraTV. Videoja u filmua nga aktori Danny Ramirez, i cili regjistroi edhe reagimet e publikut, ku përfshihej edhe e dashura e tij Jessica Alba.
Edhe pse disa fansa ishin të kënaqur me performancën, pati një mori kritikash në komentet për këndimin e saj.
“Mendova se ishte karaoke. Pse tingëllon kaq keq kjo?” shkroi një përdorues i TikTok, komenti i të cilit mori më shumë se 6,800 pëlqime. “Gjej tonin tënd, vajzë,” tha një tjetër, komenti i të cilit mori më shumë se 7,400 pëlqime./Indeksonline/

