KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Taylor Swift dhe Travis Kelce planifikojnë dasmë spektakolare në Madison Square Garden, fansat mund të jenë të ftuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce planifikojnë dasmë spektakolare në Madison Square Garden, fansat mund të jenë të ftuar

Taylor Swift dhe Travis Kelce pritet të martohen në një nga vendet më ikonike të New York-ut, Madison Square Garden, në një ceremoni që mund të jetë e hapur edhe për fansat.

Sipas një burimi për DailyMail, çifti ka vendosur të “përqafojë spektaklin” dhe të organizojë një dasmë në shkallë të madhe në arenën legjendare, e cila mund të mbajë deri në 22,000 persona.

Madison Square Garden njihet kryesisht për koncerte dhe evente sportive, ndërsa ende nuk është e qartë sa persona do të ftohen realisht në ceremoni.

Fillimisht, çifti ka konsideruar edhe Casa Cipriani si një vend të mundshëm për një festë më private.

Burime pranë çiftit thonë se edhe policia është përfshirë në diskutime për sigurinë e eventit, i cili raportohet se mund të zhvillohet më 3 korrik.

Edhe pse vendndodhja nuk është konfirmuar zyrtarisht, të ftuarit thuhet se do të informohen vetëm në momentet e fundit, për arsye sigurie dhe privatësie.

Disa raportime sugjerojnë se pjesë e festimeve mund të zhvillohen edhe në ambiente të tjera luksoze në Manhattan.

Ndërkohë, disa të ftuar kanë shprehur pakënaqësi për kufizimet në ftesa, përfshirë mungesën e “plus one” në disa raste, gjë që ka krijuar diskutime mes të ftuarve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.