Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” për dy vjeçarin e VLEN-it në Qeveri, duke thënë se VLEN nga premtime të mëdha, është dorëzuar pa kushte.
“VLEN hyri në qeveri duke kërkuar besimin e shqiptarëve dhe duke premtuar ndryshim. Dy vite më pas, qytetarët nuk shohin ndryshim, por heshtje, arsyetime dhe dorëzim. Nuk ka ndryshime kushtetuese, nuk ka hap përpara në rrugën evropiane, nuk ka forcim të gjuhës shqipe, nuk ka mbrojtje reale të përfaqësimit të drejtë dhe nuk ka investime serioze në komunat shqiptare”, shprehet Taravari.
Taravari shton se si VLEN kanë premtuar se do të sjellin zë në Qeveri, por, kjo parti u bë hije e vendimeve të të tjerëve.
“Shqiptarët nuk votuan për ministra që numërojnë ditët në karrige dhe heshtin kur preken interesat e qytetarëve. VLEN nuk u rrëzua nga pamundësia, por nga zgjedhja për të qëndruar në pushtet me çdo kusht. Aleanca për Shqiptarët e tha dhe e dëshmoi se kur nuk ka realizim, nuk ka arsye të qëndrohet për dekor. Koha e arsyetimeve ka mbaruar. Tani çdo premtim duhet të matet me punë, dhe çdo mandat me përgjegjësi para qytetarëve”, shkruan në fund Taravari./Telegrafi/
LEXO:
- Nëse i keni këto ngjyra në shtrat, është koha t’i hiqni: Dizajnerët tregojnë çfarë nuk është më në modë
- Duket si brirë, por shfaqet në lëkurë: Kjo rritje mund të jetë shenjë e kancerit të lëkurës
- Rodri gjithnjë e më afër Barcelonës, zbulohet oferta e re për yllin e Cityt
- Marrëveshje miliarda dollarëshe, Gjermania heq dorë nga projektet e erës në SHBA
- Penelope Cruz zbulon trukun që i rregullon flokët në vetëm 5 minuta
- Çfarë bën Bill Gates kur është nën stres? Dy zakonet e mbrëmjes që e qetësojnë dhe nuk kushtojnë asgjë
- “Nuk e prisja që ai të ishte kështu”, ylli i Real Madridit ka mbetur i befasuar me Mourinhon
- Trump i dhuron presidentit të ri të Kolumbisë 1 miliard dollarë për sigurinë
