KORREKT / SOT21 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Tanket izraelite hyjnë në territorin e Sirisë

Tanket izraelite hyjnë në territorin e Sirisë

Tanke izraelite janë parë duke manovruar pranë zyrës së ish-guvernatorit në qytetin Kuneitra, në jug të Sirisë, në një kohë kur Damasku ka dënuar shtimin e inkursioneve ushtarake izraelite në këtë rajon.

Ministria e Jashtme e Sirisë deklaroi të dielën se aktiviteti i forcave izraelite është intensifikuar në Kuneitra dhe në provincën fqinje Daraa. Sipas saj, në jug të vendit është shtuar edhe prania e helikopterëve, aeroplanëve zbulues dhe aeroplanëve luftarakë.

Damasku i cilësoi operacionet izraelite si “shkelje flagrante” të sovranitetit dhe integritetit territorial të Sirisë, duke paralajmëruar se inkursionet e vazhdueshme rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e vendit.

Ministria paralajmëroi gjithashtu se këto veprime po pengojnë përpjekjet për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e Sirisë, raportojnë mediat.

Ajo i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndërmarrë masa për ndalimin e shkeljeve dhe të ushtrojë presion ndaj Izraelit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat përkatëse të Kombeve të Bashkuara.

Forcat izraelite kanë kryer inkursione të përsëritura në jug të Sirisë që nga rrëzimi i regjimit të Bashar al-Assadit, në dhjetor të vitit 2024.

Pas rënies së Assadit, Izraeli e shpalli të pavlefshme marrëveshjen e vitit 1974 për ndarjen e forcave dhe pushtoi zonën tampon në territorin sirian, duke zgjeruar praninë e tij ushtarake në këtë pjesë të vendit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.