Mevlan Murati po i afrohet rikthimit të plotë te Shkëndija pas dëmtimit të pësuar gjatë stërvitjes, në zonën e ijeve.
Pasi ditët e fundit kishte nisur vrapimet e lehta, sot mbrojtësi i djathtë e ka filluar punën me grupin, duke hyrë në fazën finale të rehabilitimit, njofton klubi tetovar.
Gjendja e tij do të vlerësohet në vazhdim nga stafi mjekësor dhe teknik i klubit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, para rikthimit të plotë në konkurrencë. /Zëri
Burimi: zeri.info ↗

