KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tahiri kërkon nga Qeveria të mos arsyetohet: Raporti i Komisionit s’është i opozitës, reflektoni!

Tahiri kërkon nga Qeveria të mos arsyetohet: Raporti i Komisionit s’është i opozitës, reflektoni!

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se gjetjet e Komisionit Evropian duhet të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi.

Tahiri në fillim të fjalës së tij theksoi se ky raport nuk është dokument i opozitës apo i ndonjë partie politike, por një vlerësim institucional i progresit të Kosovës.

Ai ka thënë se përballëgjetjeve, Qeveria duhet të reflektojë dhe të marrë përgjegjësi, në vend që të merret me arsyetime dhe propagandë, raporton Klankosova.tv

“Raporti i Komisionit Evropian nuk është dokument i opozitës, i PDK-së, LDK-së e Aleancës. Nuk është shkruar për t’i shërbyer interesit të asnjë partie politike. Është vlerësim institucional i progresit të Republikës së Kosovës dhe për këtë arsye duhet lexuar me seriozitet e përgjegjësi.

Kur institucionet evropiane evidentojnë mangësi në demokraci, drejtësi, ekonomi dhe funksionimin e institucioneve, përgjigja e një qeverie serioze nuk duhet të jetë arsyetimi e propaganda, por reflektimi dhe përgjegjësia. Në këtë raport ka konstatime që duhet të na shqetësojnë secilin prej nesh.

Komisioni Evropian evidenton paralizën e zgjatur institucionale, dobësimin e mekanizmave të kontrollit dhe mbikëqyrjen shumë të kufizuar të ekzekutivit. Këto s’janë vetëm vërejtje teknike, por paralajmërime për demokracinë tonë.

Një qeveri mund t’i ketë votat për të marrë vendime, por kjo nuk i jep të drejtë ta trajtojë shtetin si pronë politike. Opozita nuk është pengesë për demokracinë. Kosova s’ka nevojë për institucione që i shërbejnë pushtetit”, ka deklaruar Tahiri./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.